>
LETERSISHQIP

Kur Të Njohesh Prillin

Dëbora me rrëketë e saj
Varga, varga.
I mblodhi të gjitha.
Të dukshmet dhe të padukshmet.
U fut nëpër rrembat e tokës.
Rrëkeja sulmoj furishëm tokën.
Lindën manushaqet!
Mu desh të flas për ty.
Të flas dhe të mos harroj se ekziston.
Ekziston ashtu sic të mendoj unë.
E rilindur përditë.Ngandonjëherë
e fshehur matan kodrës.
Në pritje se mos fundosesh.
Të jem aty!Si një dëshmitare.
Të jesh i bindur!
Nuk di të gënjej!
Do ti them të gjitha!
Një hap!Dy hapa!
Dua të flas! Të kuptosh
Se nuk flasin vetëm njerëzit
fjalëshumë që nuk thonë asgjë.
Flasin dhe ca të tjerë.
Enden nëpër kujtime
Lënë gjurmë në kohë.
Gjurmë të bardha.
Diku kam gjetur ca vende.
Fshehur në mes të pyllit.
Zhytur në cicërima zogjësh.
Endur në zhukatje bletësh.
Kam gjetur ca monopate të ngushta
që i kalon vec ti.
Kam gjetur sytë e një bareshe.
Enden larg.
Të vështronte dhe dashurohej me ty.
Me atë që di të bësh dhe që nuk di të të besh.
Të endesh në prill dhe të kuptosh,
se dramat e njerëzve zvogëlohen kur të njohin ty!