>
LETERSISHQIP

Nuk Do Më Harrosh

Nuk do më harrosh..
do të ndjek hap pas hapi...
do jem loti yt I fshehur...
që do rrjedhi nga inati!!

Do më shohësh para teje...
Kur gjithē dritat të kesh fikur...
do pres në shtratin tënd..
edhe kur ti të kesh ikur!!

Do fshehem në një rreze...
të të ngroh gjer në shpirtë..
do jem unë brenda teje...
prandaj tjetër ti mos prit!!!

Nuk do më harrosh...
as në gjumë edhe as zgjuar..
do jem unë hija jote
edhe s'ke për ta besuar!