>
LETERSISHQIP

Ti…!

Ti, e mira, ti e bukura, ti si kreshtë pëmbi valë. Ti, e çiltëra, ti e yllta, ti që s’po më shuan mallë!
Ti, si drita e mengjezit, ti si trëndafil me vesë.
Ti, e thjeshta gjer në dhembje, ti mi more mentë e kresë.!

Ti, si flladi pranverës, ti plot nur, si zanë bjeshke
Ti, si borë e bardhë në male, ti moj si lule peshke
Ti, si agu i pranveres, ti si perëndimi pëmbi det.
Ti, që po më ndjek si hije, ti që asnjë fjalë s’më flet!

Ti, muzikë e shpirtit tim, ti si fllad më përkëdhel.
Ti si erë e lehtë, ti suferinë, ti okide në zabel!
Ti, si bleta punëtore, ti ortek që zbret nga mali.
Ca fjalë, dua të të them, fjalë zemre, fjalë malli!

Ti, sykaltra si deti, këmbëshpejtë si një drenushë
Ti, vullkan, ti oqean, oh, ç’erë të mirë të mban kjo gushë!
Ti, ylber që del pas shiut, ti si hënë me rreze larë.
Ti, si drita e mëngjesit, nuk rri dot moj pa të parë

Fjala zemrën e bën det, mallin shtrydh e mjaltë pikon,
Ti, moj shtojzovalle bjeshke, shpirtin tim vallë e lexon?!
Zemra alfabet nuk ka, në të gjitha gjuhët është njëlloj,
Sytë lexojnë me mijëra fjalë, merri po t’i dhuroj!