>
LETERSISHQIP
Egzon Isufi

Melodia E Dhimbjes

A thua lakuriqe melodia e dhimbjes lind...?
ndoshta pa prinder, por dhe jo jetime
Ku parazitija e saj që është sadite me bind
Ehh! Pak nga pak të han të benë copë-therrime.-Ky i çmenduri thotë kjo është melodia e knaqesisë dhe e dhimbjes sime.

Spirale që sillen mbi kometa mizore
Që perdridhen e hidhen e mbështjellin një shpirt të ri
Duke hapur varre, ku lopatat e spiraleve të hapareshura rrinë prore
Presin të marrin lotet e pergjakur t'i prangosin më zingjirë të zi.

Dy sy të rrudhosur nga bifurkacion i valëve të lotëve
që rrjedhien e ndalin në atë fytyrë të njomë, t'mykur
Ky shekull antik kjo jeta e sotme
Këto flokë të thinjur në pluhur e hi që moti janë zhytur.

Ketë melodi të dhimbjes, yjet e bukura na sollën n'tokë
Bukuritë hyjnore, epshet dhe atë fjalën e shpifur të bekuar dashuri
Ku nga mesi i dy kembeve të thyera na doli pa kokë
Ky himni i dhimbjes na sjell vuajtje, knaqesi me atë të ëmbëlen melodi.

Dy duar që bëhen grusht, ngriten kerkojnë qiellin
Ku nga magmë e akullnajave, luten trupi t'mos u ngrihet
t'Metamorfizohen në farë kalli-gruri veteveten ta mbjellin
Të dalin si ferra në arën e shkretuar ku vetëm puhia e thatsisë ndihet.

Melodi e gjenijeve që të çmendurin e benë të çmendur
flliqsia e saj që është pedofile më bind
Shifet që të bren e t'han pak nga pak e të benë copë-therrime
E ky psikopati ideal thotë:Kjo është melodia e ëndrrës dhe e dhimbjes sime.