>
LETERSISHQIP
Elif T Spahiu

Ndihmë

Ti s ’kupton
Ngërçin e varfërisë
As shpresën e gjorë
Që i mban këta të dështuar
Kërkon ndërrim pozite
Pasuri për notim
Punon shumë fund e krye
Për gjenerata të familjes. .

Tunde kokën tul pak
Vetëm pakëz vetëm vetëm pakëz
Drejto dorën kah truri i ngushtë
pastaj kthehu tek nevojtarët e uritur.

Ty të thërrasin
Me emër dhe mbiemër
Ofro mirësi derisa nuk është vonë
Qetësoje ndërgjegjen e grisur.

Ti mundesh trashalluq
Zgjohu prej agonisë
Por ti i varfër në ndjenja
vazhdojsh të refuzojsh...