>
LETERSISHQIP
Elif T Spahiu

Ofendim

Reagimi i saj jo i duhur
Për mendime dhe kritika të hapura
Ofendimin dhe fyerjen
Fare nuk kontrollon.

Fajëson goca kreative
Qëndrimet dhe drejtën për shkrim
Godet me harkun e dorës
Si amatori në labirinth.

Kjo goce
Nënçmimin e ka pikësynim
Çiret dhe vërsulet si shigjetë
Mu si në skicat e kohës së gurit.

Nderimin për virtyte gocja haron
Kushtuar oxhakut të shtëpisë
Ai titullin Nderi e arriti
Duhet përkulur vendimit kombëtar.

Figura e tij madhore
Vazhdon të shkëlqej
Si ylli prirës
Në vazhdimësi.

Zërat e popullit
Do bëhen pa-zë
Ndjeshmëria për këtë figurë komb
Pakëz do kursehet.

E drejta për mobilizim
Mendimesh dhe sygjerimesh
Në formën e prerë
Është i palëkundur.
prizren