>
LETERSISHQIP
Elif T Spahiu

Shëroj Me Lot

Eja në valët e mia
Të të robëronjë thonjët
Mu në dallgët e mia
Aty është bota jote
Do gjejmë mirësinë
Qetësinë dhe urtësinë
Në majet e besimit
Do mbështetem në ty.

Eja në dritën e fortë
Të të skenoj me lot
Vend ky i njohur
Të dy jemi të mirëpritur.

Të kujtohet fjalosja ynë e parë
Aty te e vërteta
E frikësuar qëndroje
Fjalët e tua të pakuptimta
Kërkoje derën e hyrjes.

Sjelle ndër mend ditën e shënuar
Nën hijen e hënës orkideun e dhuruar
Nën te unaza e futurë me shkronja gravuar
Shkruante…..
prizren