Elizabeth Bishop
Në Paradhomë
Teze Konsuela më mori më
vete në Vorkest të Masaçusetsit,
për një vizitë te dentisti,
unë ulur në paradhomë
prita që ajo të mbaronte.
Qe dimër. Errej heret.
Dhoma e pritjes q e plot me
njerëz në këmbë,
pallto e veshje Arktiku,
llampa e revista.
Brenda qe tezja ime, mu bë
se shkoi shumë kohë
dhe tek prisja lexova
National Geographic-un
(atëherë mund të lexoja)
e kqyra me kujdes fotot:
brendinë e një vullkani,
të zi, gjithë hi llave:
pastaj kur villte përpjetë
gulçe të zjarrta.
Osën dhe Martin Xhonson
veshur me kilota hipizmi,
shoshove të latuara, helmeta shkëlqyese.
Një të vdekur në pellg
"Alamet derri", qe diçitura.
Fëmijët me koka gjithë vraja
lidhur cep më cep me spango;
gra lëkurzeza, lakuriqe, me qafat
gisht më gisht me tel
si qaforet e poçave të dritës.
vete në Vorkest të Masaçusetsit,
për një vizitë te dentisti,
unë ulur në paradhomë
prita që ajo të mbaronte.
Qe dimër. Errej heret.
Dhoma e pritjes q e plot me
njerëz në këmbë,
pallto e veshje Arktiku,
llampa e revista.
Brenda qe tezja ime, mu bë
se shkoi shumë kohë
dhe tek prisja lexova
National Geographic-un
(atëherë mund të lexoja)
e kqyra me kujdes fotot:
brendinë e një vullkani,
të zi, gjithë hi llave:
pastaj kur villte përpjetë
gulçe të zjarrta.
Osën dhe Martin Xhonson
veshur me kilota hipizmi,
shoshove të latuara, helmeta shkëlqyese.
Një të vdekur në pellg
"Alamet derri", qe diçitura.
Fëmijët me koka gjithë vraja
lidhur cep më cep me spango;
gra lëkurzeza, lakuriqe, me qafat
gisht më gisht me tel
si qaforet e poçave të dritës.
Më shumë nga Elizabeth Bishop
Komente 0