>
LETERSISHQIP
Elona Musaj
Të Zgjohesh Me Ty
Flag ShqipShqip
M’pëlqen sapo zgjohesh,
me flokët e hallakatur,
dhe kur e shijon kafen
me këmbët ende zbathur.

M’pëlqen aroma
që trupi ta lëshon,
dhe gropat në faqe
që e qeshura t’i krijon.

M’pëlqejnë edhe mrrolat
që t’formohen n’ballë,
sa herë që drita e diellit
të bie përballë.

M’pëlqen kur ndihesh n’faj
sa herë që bëhesh vonë,
dhe me sytë ende n’gjumë
gjoja bën sikur nxiton.
Svegliarsi Con Te
Flag ItalishtItalisht
Mi piaci appena sveglia
con i capelli spettinati,
mentre bevi il tuo caffè
con i piedi ancora scalzi.
Mi piace l'odore
che il tuo corpo rilascia,
e quelle piccole fossette
che ti si formano nelle guance.
Mi piace anche la tua fronte
tutta aggrottata,
quando i raggi del sole
ti colpiscono in faccia.
Mi piace vederti in colpa
ogni volta che fai tardi,
e ancora dormiente,
a fatica ti prepari.