Elona Pozhegu
Jetë, Mund Të Jesh!
Vjen nga perëndimi, në mëngjeset e tua.
Duket si natë, e çmendur është mëshira heshtjes
Dashnore se bëri krenaria, grua për burrë që se pati.
muzikë e së nesërmes mund të jesh.
Dehëse ëndrra e tymosur
Mbaje dhe të mbytur, pranverë pa ngjyra
E kthyer sa herë nga vdekja shastisur
Tmerrshëm në palcë të shpirtit.
Dorëzohet
Qan!
Pastaj vjen ti, numëron yjet në sy
Për botën e qiellit në atë botë ku se lë.

Më shumë nga Elona Pozhegu
Komente 0