>
LETERSISHQIP

Po Kthehem, Por Jo Në Ëndërra

@ Enkeleida Z.Fejzo
Po kthehem, por jo në ëndërra,
e muskujt e shkëmbit
ishin me shumë tërheqëse
këtë herë, për të joshur përsëri.

Për dallgën mjafton që forca të ketë
nga pesha e mëdyshjes
por guri, dashuri kurrë nuk jep...

Send i mbushur me fantazi...
preke, përqafoje, tunde, shkunde, përplase
përsëri gurë do të jetë...

Më fal- i tha vetes
e fytyra e dallgës filloi të derdh lotë,
një gurë në vend të zemrës
nuk shembet, as me përqafim...

Fytyra bardhë e zi
nuk u dorzua,
shumë e ëmbla dëshirë
u kthye në shtrëngimin përsëri!

E dallgë të rënda vijnë...
mes frymarrjeve të dobëta
teksa e shtrëngon veten
thërret dëshirën ta shpëtojnë...

Përplasjet dëgjohen,
hijeshia e buzëqeshjeve më shkumë
të bëje për vete,
përjesisht kur dallga vuan.
15.01.2022

DËRGOI: