>
LETERSISHQIP
Enton Bani

Diell I Padrejte

Diell, diell, diell. Kudo drite,
drita e nje te zjarrti qe ndricon pa leje.
a mund te me thuash a i perket ndonje feje?
qe ta di pse e hedh mbi mua ate drite...

Qendroji larg njerzise se s'je askush o diell,
diell qe qiejt fuqishem i ther pa nder.
Ngjitesh aty lart dhe qendron kurdoher,
e ve ligjin me fuqin tende o diell.

E kush te tha o diell te na ndricosh?
E kush te tha qe drita jote s'le te gabosh?
Se fundja ti nga ne nuk ke ndryshim,
edhe ti edhe ne, kemi te njejtin cmim.

Ne ketu posht u lodhem me indiferencen tende,
kur fshihesh pas maleve e del nga deti pa pyetur,
duam shume dhe jemi shume te etur,
ik pra e na ler te krijojme diellin me mendje.

Besoj ne mbinjerine sepse shikoj varferine,
e ti o diell ndricon shume pa dhene ngrohtesi,
ndricon kot e ke nje tjeter doktrine,
njerezia duhet te gjeje liri.
(Kur te bjere nata e te zhdukesh ti, ne ketu do te pjellim nje mbinjeri.)