>
LETERSISHQIP
Erik Stinus

Njerëzit E Pullazit

Ata njerëz që përpiqen të mbajnë ekuilibrin mbi pullaz,
nuk janë as spiunë, as mbajnë armë në duar,
as ndonjë mbret a burrë shteti, duke bujtur në këtë qytet,
nuk i bëjnë nder.
Herë pas here tjegulla duhen mbartur,
brirët e televizorit
me llamarina duhen meremetuar.

Mos duke parë në ëndërr
një bukuri si bukuria jote,
duke ndjerë ca fjalëza si fjalëzat
e pëshpëritura prej nesh,
ata njerëz janë somnambulë qiellorë
që vijnë duke dalë nga retë,
duke vallëzuar?