>
LETERSISHQIP

Shkallet E Madheshtise

Jam i lire,
me ne fund po jetoj,
eja vogelushja ime,
me ler te fluturoj,
te rrend me shpejtesi ne qiell,
pasi tani, me ke mbetur vetem ti
personi, qe me ndricon si diell .
Oh e di, vetem ti mund te shpetosh,
te lutem, mos me co shume posht.
Ma shuajtje, kte etje
qe me mbushi shpirtin, me thatesire
me ne fund me nxorre,
nga gjithe kjo erresire,
do depertoj brenda bardhesise tende,
si nje femije, ne prehrin e nje nene,
pasi ti me con lart, me dhuron dashuri,
me dhuron buzeqeshje, me dhuron kenaqesi,
te pakten, ti je nje helm qe dhuron nje magji
nuk je nje ilac, qe te mban gjalle perkohesisht .
Jam mbi te gjithe,
ata me duan, ata po me therasin,
me dhe vlere, jam dhe une dikush,
prit mos ndalo, ata po duartrokasin,
jam une kllouni, qe nuk pandehte askush.
Por une jam nje klloun, qe qaj,
oh, sa ngarkese te rende po mbaj .
Tani nuk ndihem mire,
ku vajte, ku humbe,
te lutem kthehu te une, perseri .
Bota jote, ka vetem magji dhe helm
jo si kjo e imja, plot hipokrizi dhe ne fund nje shkelm
i cili te con, dy metra nen toke,
te meshiron me shtirje, dhe te mbyt me lot .

DËRGOI: