>
LETERSISHQIP
Ermal M. Sorra

Te Pres...!

Po e nis kete leter me nje
pershendetje, CKEMI, me kte fjale
qe po pres cdo dite ta degjoj nga ti
por nuk po vjen. E di qe ndoshta te
vjen si e papritur pasi heshtja per
nje kohe te gjate ndoshta i ka
ftohur gjerat por une po ta shkruaj
kete leter per te te thene qe jam
ketu, kam qene dhe gjithmone do
te jem. Pavaresisht nga gjithcka
ndodhi ndjenjat e mia per ty nuk
ndryshuan, une vazhdoj me te
njejtin intensitet te te dua dhe kjo
ndjenje po rritet gjithmone dhe me
shume me ditet qe kalojne. E kam
te pamundur, te te shoh cdo dite
dhe mos te te flas, me duket sikur
po me pushon zemra dhe shpirti qe
me tretet nga pak. E kam shume te
veshtire kur mendoj ku ishim dhe
tani ku jemi, por me beso zemra
ime ka vec nje emer, emrin tend.
Ate emer qe e mbaj si gjene me te
shtrenjte qe kam, ate qe dikur ishte
gjysma ime, e zemres time, e
shpirtit tim, e teresis time. Nuk
dua te pretendoj dicka me kte leter
por dua te te them qe me vjen keq
per gjithcka, me fal qe u bera dicka
e madhe per ty qe me pas te ikja
dhe te te leje vetem dhe bosh,
tashme e kam kuptuar se tek ai
boshllek qe lash une ka zene vend
dikush tjeter, dhe une uroj qe ai te
mos bej gabimin qe bera une, ate
gabim foshnjarak, qe la njolle ne
jeten tende dhe tani po tenton ta
pastrosh. Tani qe po te shkruaj kete
leter me duket vetja si nje budalla
qe kerkon me shume se cmund te
kete, po kerkon dicka te humbur
tashme, po te kerkon ty, se mos
ndoshta ka ngelur ndonje rrenje
nga e kaluara ne zemren tende qe
pret te cel serisht, se mos ndoshta
mund te kete nje rikthim qe te
mund te mbush jetet e te dyve. E di
qe eshte vone ndoshta por une u
ndjeva i detyruar te te shkruaj pasi
kisha shume per te te thene por
dhe se ne sy nuk e di nese do te
gjeja fjalet. Me fal per gjithcka, me
fal per gabimet e mia por me beso
qe dhimbjen e kemi ndjere njesoj
sepse dhe une isha larg nga ti. Me
fal, me fal, me fal. Dije se jam
penduar qe nuk u bera pjese e
jetes tende por vendosa per dicka
pa kerkuar mendimin tend dhe pa
arsyetim te forte. Me fal, me fal se
ndoshta tani e di qe per ne eshte
vone...