>
LETERSISHQIP

Gjithçka Mbi Dashurinë

Edhe kur ëndrrat ikin përtej harrimit,
Mbetet hija e farfurimës së panjohur
Dhe tis mjegulle në kujtesë përqëndrohet.

Po ndodh të harrohet dita e njohjes,
Nuk ka asgjë të keqe, se rikthimi ka arsyet.
Dashuria nuk është veçse fluskë e shumëfishuar
Që shqitet në kohë e pakohë të kujtesës.

Asgjë nuk ndodh përtej dashurisë
Edhe kur fjalët përplasen udhëve pa fund,
Përtej kujtesës pa paragjykime,
Se ditës sërish i kthehet guximi
Bashkë me dashurinë në katror.

Gjithçka është normale për dashurinë,
Edhe atëherë kur dashuria çalon
Mbi paterica të durimit.

DËRGOI:
Më shumë nga Ermira Jusufi