>
LETERSISHQIP

Gërshet Poetik

Kam mbetur ligsht stinës tënde.
Kam mbetur ligsht.
Degësh kapërthyer,
si ajo fjongoja e mëndafshtë e gërshetit,
që u zgjidh nxitimthi e shpenguar,
nga dy duar…
E mëndafshtë.
Ligsht.
E zgjidhur.