>
LETERSISHQIP
Erza Rudaku

Oh Te Mjeret Ju

Më shkatruat jetën dhe nuk mjaftoj,
të dirigjoni jetën time me presion,
preferonit më shumë edhe pse asnjëherë s'ju kundërshtova.
Rrobëresh tuajën deshët t'më bëni dhe pse unë se pranova,
për ktë u dënova,
çdo ditë goditesha dhe nënçmohesha.
As lufta me djallin s'është aq e krisur,
sa sa të bësh me njerëz si ju,
që keni mendjen e braktisur.
Lloj lloj idiotsirash e shpifsirash,
shpiknin e thurnin fjal të pa vërteta,
s'do ja fal askujt para Zotit,
s'do ua fal sepse më rrënuan,
më quajtën të çmendur dhe nuk u penduan.
Lutjuni perendis sa të doni,
por mëkat s'keni bërë me Zotin,
mëkatet ja bëtë njeriut që ja nxorët lotin,
për të kuptuar dhe besuar të vërtetën,
për të parë dhe besuar të vërtetën fali lotin e ndjenjës të sinqert.
Sot ndjeheni në faj,
por jo s'është ashtu,
përsëri gabimet mi leni mu,
e unë s'kam më fuqi që të bart,
barën që mua s'më takon,
mbani ju gabimet që i bëtë dhe mos mu lutni sikir unë të isha Zot...
Ah të mjerët ju që kur ngritni duart nga Perendia,
ju dalin para syve njerzit në të cilët mëkat keni kryer