>
LETERSISHQIP
Faik Gashi

Per Mergimin

Daten 28 mars
Me shpirte e kam mallkuar
Pasi nga shtepia
Ate dite jam larguar

E lashe nenen me lot ne sy
Kur mora rrugen e kurbetit
E zemra mu nda ne dyshe
Mua te shkretit

Babai kur u ndame
Doren mbi supe ma hodhi
Kur lamtumire i thashe
Loti ne sy i rrodhi

Motrat, baba, nana, axhat, dhe nipi i vogel
Me perqafuan fort
Pa reshtur iu rridhnin lotet
E spo me ndaheshin dot
Kur oborrin e kalova

Per here te fundit i pashe
Me mall te madh e dhimbje
Te gjithe duke qare i lashe
Tek makina kur une dola

Po me prisnin shoket e mi
Me ze te ulet iu fola
E me lot ne sy
Me te gjithe u ndava

E me mall u perqafuam
Ata fort me shtrenguan
E rruge te mbare me uruan
Isha teper i tronditur

Per fatin tim te zi
Larg shume larg po ikja
Ku do te mbetem i vetem pergjithnji
Kudo qe une shkova

E kisha zemren te thyer
Mes njerezve te huaj
gjithmon u ndjeva si i fyer
Emigrimi qofte mallkuar

Mallkuar qofte dhe fjala emigracion
Se pergjithnji te ben te vuash
E zemres vetem i shton emocion
Shkakton emocion te renda

Qe kurre smundesh ti sherosh
Gjithmone do te ket dhimbje zemra
Sa here qe ti kujtosh
Ketu larg ne toke te huaj

Ketu larg ne toke te huaj
I vetem jam pa asnjeri
Mallin e zemres smund ta shuaj
E loti sme thahet ne sy

Emigrimi qofte mallkuar
I mallkuar qofte perjete
Qe sna la me e shijuar
Sa do pak kete jete e shkrete