Faik H.Kuqi
9 Janar 2004
"Vipat" mburren,
cajne ekranet tek zotohen
permbi shifra te ujdisura
se per popull po mundohen.
Neper holle te kadifta
me dollira pergezohen
tek u vihen neper gjokse
dekorta plot levdata.
Dhe vershojne neper"Wik-end-e"
e zderhallen neper vila
dhe gajasen koke me koke
ne tryeza plot te mira
dhe krekosen, mbajne leksione
per"suksese"te arrira,
per"programe te gjithanshme
si te zhduket varferia..."
Por andej, kufijve te vendit
njerezit n'kembe i futen detit;
nuk ngurojne te rrezikojne
pasi skamja eshte e verber,
jeten lire e hedh ne loje.
Se atje n'ate ksolle te varfer,
ku kafshata hahet borxh,
ku "vocrroket" e uritur
n'bebe te syrit te "shitojne",
ku pervajshem rrjedh catia,
ku erresira te trishton;
jo, atje me nuk jetohet!
ja vlen jeta t'rrezikohet!
Por ne dete stuhia ngrihet,
valet hidhen, egersohen,
njerizit dridhen
zemrat ftohen,
kurmet ngjethen, kruspullohen,
"Oh, medet!"
gomonia mbushet,
qielli mbyllet,
Joni nxihet,
toka, Vlora me nuk shihen;
bashke me shkulmat qe ngre deti
ne gomone vershon tmerri;
"SOS!"shpetoni shpirtrt tane!
neper terr vikat alarmi;
ne hapsire, neper ekrane
renkon dhembja,
oshtine lajmi
qe se largu sjelle stuhija,
se ate nate te 9 janarit
kishte ndodhur tragjedia.
Por shtetaret nuk trazohen
trimeruar nga pushteti
t'mbyllen gojet kercenohen:
"Jane ligjshkeles", "trafikante"
(qe don te thote
mire t'u behet ne u ndodhte!)
...Dhe, atje,
ne thojte e vdekjes,
ajo nate s'do kete mbarim,
ne mes detit, ne mes terit
shpresat shuhen, njerezit ngrijne...
cajne ekranet tek zotohen
permbi shifra te ujdisura
se per popull po mundohen.
Neper holle te kadifta
me dollira pergezohen
tek u vihen neper gjokse
dekorta plot levdata.
Dhe vershojne neper"Wik-end-e"
e zderhallen neper vila
dhe gajasen koke me koke
ne tryeza plot te mira
dhe krekosen, mbajne leksione
per"suksese"te arrira,
per"programe te gjithanshme
si te zhduket varferia..."
Por andej, kufijve te vendit
njerezit n'kembe i futen detit;
nuk ngurojne te rrezikojne
pasi skamja eshte e verber,
jeten lire e hedh ne loje.
Se atje n'ate ksolle te varfer,
ku kafshata hahet borxh,
ku "vocrroket" e uritur
n'bebe te syrit te "shitojne",
ku pervajshem rrjedh catia,
ku erresira te trishton;
jo, atje me nuk jetohet!
ja vlen jeta t'rrezikohet!
Por ne dete stuhia ngrihet,
valet hidhen, egersohen,
njerizit dridhen
zemrat ftohen,
kurmet ngjethen, kruspullohen,
"Oh, medet!"
gomonia mbushet,
qielli mbyllet,
Joni nxihet,
toka, Vlora me nuk shihen;
bashke me shkulmat qe ngre deti
ne gomone vershon tmerri;
"SOS!"shpetoni shpirtrt tane!
neper terr vikat alarmi;
ne hapsire, neper ekrane
renkon dhembja,
oshtine lajmi
qe se largu sjelle stuhija,
se ate nate te 9 janarit
kishte ndodhur tragjedia.
Por shtetaret nuk trazohen
trimeruar nga pushteti
t'mbyllen gojet kercenohen:
"Jane ligjshkeles", "trafikante"
(qe don te thote
mire t'u behet ne u ndodhte!)
...Dhe, atje,
ne thojte e vdekjes,
ajo nate s'do kete mbarim,
ne mes detit, ne mes terit
shpresat shuhen, njerezit ngrijne...
Janar 2004
Komente 0