>
LETERSISHQIP
Faik H.Kuqi

Rifundosja E Durresit

Qytet, sa historia i lashte
Skelet thyer, eshtra thare,
Permbi varre mbivarrosur,
Shembur, mekembur, rifundosur,
Shekuj limdur, shekuj vrare,
Krahe shtrire anes detit,
Ne kodrina kurmin ngjeshur,
Rrenje thelle nen dhe,
Nje sfinks i paepur.

Nga epoka ne epoke
Nen toke e permbi toke,
Nen det e permbi vale,
Trilleve te natyres
Stoikisht u bere balle.

U gremise, u braktise
Nga termete, nga rremette,
U rrenove, u mekembe,
Katakomb i gjalle.

Tek ngre koke ne te rralle
Na rrefen pa ze, pa fjale
C'te ka ndodhur, c'te ka ngjare,
C'ke pesuar, cfar ke hequr,
Si je shembur, si je ndrequr,
Sa here ngjallur, sa here vdekur,
Nen toke e i pa tretur.

Po sot valle c'te ka mbetur,
Ngurtezuar, asfiksuar
Nen betone, nen hekur,
Tempull etrish i mohuar,
Durres qytet asht stralle,
Vdekur, lindur neper shekuj
Te tille vdekje, valle, ke pare?