>
LETERSISHQIP
Faik Suma

Qoftëlargët

Tinëzakët janë më të zinj se gjarprinjët,
ditën fshihen, natën dalin si minjët
njerëz nuk janë këta smirëzinj
kahdo që shihen vjellin kundërnjerëzi.

Gjithë botën përpiqen ta nxijnë e ta zhbijnë
se përpjekja e tyre nuk ngadhnjen, or burrë
mos bjerë në dyshim, or mik që ty t`u vërsulën si arinj
se të jesh njeri sot, është më krenari se kurrë.