>
LETERSISHQIP
Fejzë Demiri

Qenia Ime

Pse qenia ime strukesh qosheve
Të vetmisë dritëprishëse
A jetohet jeta birucë miu
Terrinë, terratisje
Nuk është jeta fytyrëngrysur
Fytyrëprishur
Pse nuk e shfaq kaltërinë tënde
Atë më të mirën që mund ta japësh
Blero mbi shkretëtirë
Mbi pleh
Mbi zjarr
Mbi tokën e zezë futë
Blero ‘i herë qenia ime
Se më doli flaka