>
LETERSISHQIP
Fejzulla Duraku

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

Kur do zoti, bën mëshirë
T’mos na len’ në errësirë,
Kryeprofet Ai dërgon
Shqipërinë ta shpëton.

Kur u ngris e kur u errë
Natën vonë që gasterrë,
Dhe mileti pret me ardhë
Nga Nishi kalorësin e bardhë.

S’pandehu ferman e rremë!
Se Skënderin dot’ e zinte gjemë.
Kur po ngrisej më qielli
Hëna perëndonte, lindej dielli.