>
LETERSISHQIP
Ferdinand Laholli

Dhe Pretendojmë

Unë kam frikë të dëgjoj
e të shoh.

Ti ke frikë të dëgjosh
e të shohësh.

Ata kanë frikë të dëgjojnë
e të shohin.

Dhe pretendojmë pastaj
se botën mirë e njohim.