>
LETERSISHQIP
Flavia S

Gjurmë Në Blerimin E Largët

Anës detit sot jam ulur në një stol e vetmuar,
Pyes veten, mos vallë më ke harruar!?
Ti ndodhesh në malin plot blerim,
Aty ku shpirtin tim e kam lënë të lirë.
​A po endesh e ti në një rrugë pa mbarim?
Shikoj detin qetësisht duke pritur një shenjë nga ti,
Një erë, një fllad a një zjarr që më rikthen shpirtin tim...
​Por deti hesht, e kripa e tij mbi buzë m'u mblodh,
Si vesa e mëngjesit, kur në fshat bari u korr.
Këto vargje nuk janë thjesht fjalë, por një udhëtim i brendshëm drejt asaj që lashë pas. Është një dedikim për veten time të vjetër dhe për malet e vendlindjes, ku shpirti im ende korr heshtjen e blerimit, ndërsa trupi mëson të jetojë me kripën e detit dhe zhurmën e qytetit të ri. Një dialog mes asaj që isha dhe asaj që jam bërë.