Florenc Shaini
Të Panjohurit Që Fitojnë Luftën
Iluzionet vdesin të parat, si ushtarë të pastërvitur,
që komandanti i hedh me nxitim në fushën e luftës,
ashtu të pastër, të rinj, me rrobat ende të pandotura,
të pasprovuar me plagët dhe zjarrin e pushkës.
Iluzionet vdesin të parat, të shtrira midis baltës,
plumbat ua kanë dërrmuar fytyrat e pashme,
qëndrojnë të palëvizur, me sytë të ngrirë nga befasia,
duke spërkatur me gjak fitoren e ardhshme.
Iluzionet vdesin për t’u zëvendësuar me të tjera,
si një tren që sjell të tjerë ushtarë të pastërvitur,
me cigare në buzë, thirrje dhe shakara,
të afërt në ditën që sapo është fikur.
Njëlloj si komandanti i atyre ushtarëve
ndihem nw këtë mbrëmje ku vështrimi thellohet,
iluzioneve të rreshtuara para meje dua t’u them:
djema, pa ju kjo luftë nuk mund të fitohet!

Më shumë nga Florenc Shaini
Komente 0