>
LETERSISHQIP
Flutur Mustafa

Ç’mund Të Ishim Nëse Nuk Do Ishim?

Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?
ca fjolla bore që mbase nuk shkrijnë,
Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?
mbase orteqe që farën se lënë të mbijnë.

Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?
mbase pa mund do dergjeshim në shtegtim
Ç’mund të ishim nëse nuk do ishim?
dy murgj duke i bredhur dashurisë, në kërkim.

Mbase s’do mundoheshim të ishim çfarë sjemi
dhe do kënaqëshim pa mund me pak,
po ç’mund të ishim nëse nuk do ishim,
mbase veç një zjarr, zjarr pulpulak.

Por ja që jemi zemër, me ç’mund ndërtuam
hapëm themele me armaturë besnikërinë
deri sa ngriu betoni me po aq mund qëndruam
të përqafuar, duke thithur në vend të ajrit, dashurinë.