>
LETERSISHQIP

Pse O Zot

E shikoj të strukur në një qoshe
Dridhet edhe kur nxen dielli,
Humbur shikim ne largësi
Sikur po e përpin qielli!
Diçka mundohet të më thotë
Asnjë fjalë nuk ia marr vesh,
Nuk dallon dot fytyra e tij
Qan apo qesh!?
E shikoj me shumë dhembje
Ngre duart lart dhe pyes: O zot?
Kështu për të vuajtur
Pse e solle në këtë botë?
I leckosur, shpirtëvrarë
Çdo kalimtar e shikon,
Mos vallë ndonjëri nga ata
Në dorë ndonjë lek ia lëshon?
Barkun bosh, syrin mjegulluar
Mendjen nuk dihet ku e ka,
I përbuzur nga të gjithë
Vëtëm pse është fukara?!