>
LETERSISHQIP
Gafurr Gashi

Komandant Shpata

Malet e Sharrit
Ishin bërë shtëpi për luftëtarët
Shkitë nuk i përballonin zjarrit
Që ua hedhnin ushtarët.

Kur Shkitë me artileri
Ia mësyen fshatit Nikë
Befas Shpata me ushtri
U ka dalur në pritë.

U përhap tmerr e lebetimë
Kur topi nga krahu i Shpatës
Mbi ta lëshoi gjëmim.
Eh si ikën shkitë e Karpatës!.

Shtini u thërriste shokëve Shpata.
Që mirë ishin shpërndarë
Shkive seq u hyri data
Ushtri të këtillë s'kan parë.

Plumbat vërshëllenin
Armët hedhnin zjarr
Shkitë s'dinin nga të venin
Përballë patën ushtarët shqiptarë.

Në malet e Sharrit
plot ushtarë vënë
aty Komandant Shpata
për liri ka rënë.

Së bashku me Xhevdetin
Shkuan në amshim.
Nuk e lan vetëm njëri tjetrin
Për liri kishin dhënë betim.

Ermal Gashi Prishtinë