>
LETERSISHQIP

Kronika Anadolli

Jam spahi e jeniçer
Nuk jam trim, po jam i marre
Ne fushata bej kerdine
Edhe veten frike e kam.

Nuk kam mend po di te shtirem
Kam servile sa s’ka askush
Me intriga e pazare
Kujt te dua atij ja fus.

Nga kam ardhur nuk me pyesin
Jam spahi dhe kjo mjafton
Kur e do fushata e lume
Jeniçer me shpate ne dore.

Kush guxon me kundershton
Ja bej jeten kafe elbi
E degdis ne Anadoll
Jam i zi e me do shteti.

Ç’nuk i bera ketij mileti
E genjeva, e mashtrova
Si ne kohen e zametit
Çdo liri ja shkaperdora.

Po prape i qete nuk jam
Me ilaçe mbaj fiqirin
Se me del ndonje njeri
Qe me fik sakaq kandilin.

U helmova me ilaçe
U helmova me intriga
Jam spahi po nuk jam burre
Nate e nate me behet dita.

Vodha sa nuk ka njeri
Te ma kaloje ne kasaba
Edhe gjithe kjo pasuri
Po me tret e po me ha.

Vodha shtetin dhe njeriun
Bera keq sa u lodha
Me ca trima e servile
Vodha, vodha, vodha, vodha.

E verbova kete milet
Me premtime qe s’i mbaj
Ne kasaba e lokalitet
Ligjin bej e ligji jam.

Jam spahi e jeniçer
Jam i lig e jam zeher
Re e zeze ne kete qiell
Grope e zeze qe nxjerr veç vrer.

Jam spahi nga Anadolli
Nga tokat e shkreta te parase
Erdha ketu mes jush o njerez
E keqja me e madhe e dynjase.