>
LETERSISHQIP

Duhet T'i Mbledh

të gjitha pendet e hallakatura nëpêr qiell,
pendet e çdo faqeje, një karficë në mes.

Mbas të 40-ave fillon shkolla,
do të më bërtasë mesuesja e gjithësisë
s’mund të shkoj, pa abetaren e zogjve në klasë.

Klasa jonë, është e vogël,
ka stola në det, në pyll, në trotuar;
ndoshta dhe vende bosh në psikiatri.

Një dritare me 4-dimensione
e vendosëm në mal.
( Për të mos u ndier të pastrehë…
Të kujtohet Belin?)
2 x 2 = 4, 4 x 4 =?, 8 x 8 =…?
Çdo dy sy-prushi, prej të çmendurve
bëjnë mangallën e madhe,
tavanin e atmosferës më të ngrohtë;

ulet mësuesja në horizont:
”Lexo, Gentjan!”

“A”, – e madhe e shtypit, – “ah”, e vogël e zemrës;
“B”, – e madhe e shtypit, – Belina nuk erdhi sot në mësim…
të tjerat 34, faqe prej pende,
plagosnin parvazin e dritares.

Më shumë nga Gentjan Hasanas