>
LETERSISHQIP

Më Fal...

Më fal që dot nuk të shoh
Kam sy vërtet, por jo për ty
Të shoh aq thellë brënda teje e kam të pamundur
Shikimi çdo burri në sipërfaqen tënde ka humbur
Dhe unë si çdo burr tjetër nuk ndryshoj
Eleganca jote shikimin më verboi
Doja, vërtet doja të shikoja oazet që brënda teje fshihen, doja të shikoja kur flutrat e stomakut fluturimthi ngrihen
Doja të shikoja gjakun në damarët e tu kur rrjedh prej eksitimit
Nuk mundem, sensualiteti yt është vrastari shikimit
Doja të shikoja fatazit e tua, të çmëndurat të shthururat, doja të shikoja ëndërrat e tua kur kokën në jastik ëndërrimtare mbështet
Ah kur të shih veshur me këmishën e gjumit, shikimi ik mbi gjoksin tënd zbret
Por vetëm kaq, kaq mundem të shikoja, hiret e tua i shoh, shoh llëret zbuluar, shoh portretin tënd lakuriq si pikturë e mrekulluar
Por jo më shumë
Shikimi para teje është i verbuar
Më fal që skam sy për ty
Doja të shikoja më thell, jam i sigurt që brënda teje fshihet një tjetër, ndosha një grua e fort e brisht e dashur e egër
Por nuk nuk munda
Dhe unë në sipërfaqen tënde humba

Më shumë nga Gentjan Koxha