>
LETERSISHQIP

Në Ujin E Burimit

Në ujin e kthjellët të burimit
nje vashëz, lakuriqe argëtonte,
një erë me forcën e rrëmbimit
teshat në qiell lart ja çonte.

Nën flokët e shpleksur më lutej
ta vishja, gjithkund të kërkoja,
me degë mimozash të thurrej
një veshje, një veshje ta mbuloja.

Së pari mbi supet e hollë
kërkonte petale të kuqe,
për gjoksin e vogël, të njomë,
mjaftonte për të një burbuqe.

Kërkoja i lumtur në vreshta
të fshihja çfarë lulja s’ mbuloi,
për ijet e saja të brishta
një gjethe e vogël mjaftoi.

Krahët pastaj porsi era,
i shtriu drejt meje e qeshur,
plot zjarr nëpër gjoks e rrëmbeva
dhe ndjeva se u bë prap’ e zhveshur.

Loja e argëtoi dhe s’ ndahej,
por shpesh te burimi si përhera
kthehej dhe lutej ndërsa lahej,
që rrobat t’ ja rrëmbente prapë era.
Shqipëroi Sinan Vaka