>
LETERSISHQIP
Geralda Lita

Mami

Nje personi ne vecanti ja dedikoj,
qe dite e nate me mua qendroi,
qe me thote fjale e mendime,
qe me jep porosi e keshillime.
Me jep zemer ne caste hidherimi,
e me jep lot ne momente gezimi,
me ben te ndjehem si njeriu me me fat ne bot',
do te jete me mua neser edhe sot.
Puthjet qe me jep cdo nate para se te fle,
per gjerat qe bej dhe me pyet Pse,
kur me qorton e ke per te miren time,
Zoti e ka vendosur kjo eshte jeta ime.
Sa here larg teje jam,
me duket se me mungon dicka qe gjithmone e kam,
kur me thua se c'duhet te vesh,
kur me ben me lot te qesh!
Nga nje mama si ti pritet gjithcka,
ja dhe pse une te dua sa s'ka,
e falenderoj Zotin qe ma dha kete mundesi,
te kem nje mama te dashur si ti.
Tek ty kam shume shprese,
sa te shikoj me le mbrese,
nuk di si te ta shpjegoj,
sa te dua e sa te adhuroj!