>
LETERSISHQIP
Gerti Ahmeti

S’ka Nevojë Të Flasësh

Me mua s’ka nevojë të flasësh,
mjafton që krahët të zgjasësh!

Të shtrihen në supet e mi, përmbi,
një botë e tërë, është të jeshë ti!

As fjalë, por as edhe të lutesh,
ja dhe buzët mund t’i puthësh!

Kështu dhe akujt shkrijnë, ,
jepu buzëve të pijnë, e të pijnë!

Pra s’ka nevojë të flasësh,
mjafton ti krahët të zgjasësh!