>
LETERSISHQIP

Pelegrinit Te Profileve

Pse te harxhoi kohen dhe leket
per te te postuar poezite e mia!
Kur ajo qe duket,
nuk fshehet, a zbehet!

Ti profilin tim e viziton perhere
e don te jesh pelegrin,
me aq sa mundesh!

...i kontrollon shenimet qe bej!
Sigurisht pa u bere nje koment,
pa u dhene nje pelqej!

Ne Galaktike bejne drite yje,
meteore, kometa,
a te kujtohet dikur,
Kometa Hallei?!

Ne mund ta marresh cdo vezullim per yll,
e mund ta shpiesh gjithandej...
Une serish do te te them:Jo, jo...
Si te te them, ore mik: Okej!!!

E di se ne qiell shtegetojne plot shpend,
ne det, ne fusha,
ne male, ne shkembenj!

Do te te them se hutat gjuajne
te marrin c'ka lene pas
me sqepa te medhenj!

E te ngopen me keto mbetje te lena,
kur s'mundet muzen e vet ndryshe ta gjejne...
Ne ate xhungel me dhelpra, hijena...
Kujdes, skifteret ta dish do kthejne!

cep me cep planetit!
...te mire, te lige,
qe duan ta mbajne ne sqep
dhe fatin e tjetrit!

Ti varu ne sqepin tend!
Hijene, largohu profilit, te urrej!