Gledja Dervishi
Poezi Për Sarandën
Mëngjesi qerpikëve të nusëron,
Sarandë e bukur syshkruar,
Niset dielli të ngjitet qiellit,
Përballë teje harrohet hutuar!
Nuk të thonë kotë
Perlë e bukurisë,
Ku nden krahët buzë Jonit
Dhe lartësohet metafora e poezisë.
Mbështetur në male,
Fytyrën në pasqyrë të detit,
Krahët pranë Çamërisë,
Mrekullia aty hapi sytë e aty mbeti.
Butrintin ke në sofër,
Ksamili të lan sytë e bukur,
Delvina fjongo mbi flokë,
Hap krahët bregut si flutur!
Këtu ka lindur kënga,
Për vajzat me sytë e kaltër,
Magjepsemi para teje,
Perëndia të ka mbajtur me hatër!
- Në mbrëmjen poetike, Një poezi për Sarandën, Gledja Dervishi fiton çmimin ONHEZMUS I ARTË, për poetët e rinj.
Është çmimi i dytë që i jep ky qytet i bukur si vetë poezia.
Sarandë e bukur syshkruar,
Niset dielli të ngjitet qiellit,
Përballë teje harrohet hutuar!
Nuk të thonë kotë
Perlë e bukurisë,
Ku nden krahët buzë Jonit
Dhe lartësohet metafora e poezisë.
Mbështetur në male,
Fytyrën në pasqyrë të detit,
Krahët pranë Çamërisë,
Mrekullia aty hapi sytë e aty mbeti.
Butrintin ke në sofër,
Ksamili të lan sytë e bukur,
Delvina fjongo mbi flokë,
Hap krahët bregut si flutur!
Këtu ka lindur kënga,
Për vajzat me sytë e kaltër,
Magjepsemi para teje,
Perëndia të ka mbajtur me hatër!
- Në mbrëmjen poetike, Një poezi për Sarandën, Gledja Dervishi fiton çmimin ONHEZMUS I ARTË, për poetët e rinj.
Është çmimi i dytë që i jep ky qytet i bukur si vetë poezia.