Guy Gofete
Hesht
Në se vjen për të ndenjur, mos fol, më tha ajo
Mjafton shiu dhe era mbi tjegulla,
Mjafton heshtja që orenditë kan mbledhur si pluhur
prej shekujsh pa ty,
Pra hesht, mos fol, dëgjo tehun si më përshkon : ç’do hap, një e
qeshur e largët, kuisja e qenit, përplasja e portes
e ky tren që nuk më rresht së ecuri mbi kocka,
Hesht, nuk ka asgjë për të thënë,
Lëre shin të rikthehet, shinë bashk me erën, si vërshim nën tjegulla,
Lëre qenin të kuisë emrin e tij nëpër natë, portën të përplaset
e të mbetemi të panjohur në këtë humbëtirë ku do japim shpirt,
Ri, në se vjen për të ndenjur.

Më shumë nga Guy Gofete
Komente 0