Hafiz Ali Korça
Vajtimet E Atdheut
Kushtuar bombardimit të Drenicës nga Serbët në Qershor 1924
Më s'tu nda zjarri, më s't'u nda flaka
Më s't'u nda vrasja, ndjekja, shuplaka,
Më s't'u nda therja, mbytja grabitja,
Më s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.
Gra, burra, foshnja për ditë vriten,
Nga vendi vet zhveshur po qiten;
Digjen katundet e përvëlohen,
Ah, shpirti më këputet, prej kujt s'ndalohën.
U germadhove, u copëtove,
Krejt u trondite krejt u shkretove.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Qytetërimi ku asht vallë?
Përse Europa nuk i sheh hallë?
Si s'po dëgjohet topi i shkretë?
Si s'shihet flaka qi del mbi retë?
Si nuk dëgjohet rënkimi i shpirtit?
Pse s'këshillohet kombi gjakpirës?
Në botë, thua, s'ngeli bamirës.
Qysh u shurdhua bota e terë?
S'shohin barbari gjer sot ç'ka berë
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Me top u shuan vëllezërit tanë,
Malet dhe fushat ndër gjak i lanë.
I vranë, i shuan, i handakosën.
Në vend të tyre tjetër vëndosën.
Sa pasuri që patën ua perlanë.
S'di me ç'të drejtë dreqvet ia dhanë!
Më digjet shpirti, kam shum frikë,
Se do t'i sosje kjo politikë,
Fill shqiptari nuk do te lenë?
Fatzijtë e gjorë ku do te vejnë?
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Në ketë shekull kjo politikë
Mrekulli, quhet e them pa frikë,
Kjo politikë racëmbaruese
Për ditë grin pleq, trima, nuse
Kjo politkë lugate shtrigë
Dhelpër dinake, kuçedër e ligë
Faroj vëllezër me qindra mijë
I madh i Vogël duhet ta dijë
Fol, o moj botë e qytetërimit
Përse po shkulet kjo racë e trimit.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Kosovë e bukur, oj shpresa jonë
Bujare, trime, ke qenë si i thonë
Sot të zu halli, në zgjedhë ngele,
Kurban po bëhesh për ditë si dele.
Kurban po bëhesh ditë bajrami,
Në Ballkan therret veç shqiptari.
Kështu pse s'duket Xhebraili?
Të të shpëtonte nga thojntë e mprehtë
Të të shpëtonte nga zjarri i nxehtë
Ty moj Kosovë, e madhe shpresë
Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
M'i madhi krahu i Shqiperise!
M'e madhja çerdhe e Trimërisë!
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Pjesa më e madhe e Shqipërisë
Iu dha Serbit e Greqisë
Vetëm i ardhi keq Perëndisë
Për atë gjakun e foshnjërisë,
Dua t'i lutem pak qeverisë
Të marrë masat e ligjësisë:
T'i lutet Frances dhe Anglisë
T'i pritet hovi pake Serbisë
Dhe për Çamërit, fqinjë te Greqisë.
Qani Kosoven dhe Çamerinë
Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Nip i Pellazgut, o komb i vjetër!
Nga ti m'i i vjetër nuk ndodhet tjetër,
Dyzet ke patur milione frymë
Te pakoi koha, te çkriu si brymë.
Le Arijanen, Durrës u mbështete,
Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
Edhe këtuze shprehje nuk gjete.
Mento ku ishe, ku je, ku vete,
Tashti pa krahe ke mbetur fare
Për një te vjetër komb, turp e marre
Qani Kosoven dhe Çamerinë
Se i këmbejnë si bagëtinë!
Ka vdekur fare civilizimi;
Sot veç një lustër ka Perëndim.
Iku mëshira erdhi rrënimi!
Po del mbi qiejt nga do rënkimi,
Në fund te tokës hyfte gëzimi!
Kur po shfaroset një komb ma trimi,
Kurse ka vdekur krejt njerëzimi,
Kurse nuk paska babë a vëlla jetimi,
Fare mos qoftë shtypi dhe shkrimi!
Qani Kosoven dhe Çamerinë
Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
Nat'e ditë ecën të lahet gjaku
Gjaku i shenjtë që derdh barbari,
Me te ushqehet sot çdo fill bari,
O shale i shkretë, qysh duron valle?
Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallë?
Shembuni male, mbetët te shkretë!
Shembuni bashkë me gjithë tepetë!
Kur komb bujari për ditë po shuhet,
Ty, moj Kosovë, jeta ç'të duhet?
Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin
Për ditë ju therin, ju marrin mallin
Për ditë ju derdhet gjaku
Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Më s't'u nda vrasja, ndjekja, shuplaka,
Më s't'u nda therja, mbytja grabitja,
Më s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.
Gra, burra, foshnja për ditë vriten,
Nga vendi vet zhveshur po qiten;
Digjen katundet e përvëlohen,
Ah, shpirti më këputet, prej kujt s'ndalohën.
U germadhove, u copëtove,
Krejt u trondite krejt u shkretove.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Qytetërimi ku asht vallë?
Përse Europa nuk i sheh hallë?
Si s'po dëgjohet topi i shkretë?
Si s'shihet flaka qi del mbi retë?
Si nuk dëgjohet rënkimi i shpirtit?
Pse s'këshillohet kombi gjakpirës?
Në botë, thua, s'ngeli bamirës.
Qysh u shurdhua bota e terë?
S'shohin barbari gjer sot ç'ka berë
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Me top u shuan vëllezërit tanë,
Malet dhe fushat ndër gjak i lanë.
I vranë, i shuan, i handakosën.
Në vend të tyre tjetër vëndosën.
Sa pasuri që patën ua perlanë.
S'di me ç'të drejtë dreqvet ia dhanë!
Më digjet shpirti, kam shum frikë,
Se do t'i sosje kjo politikë,
Fill shqiptari nuk do te lenë?
Fatzijtë e gjorë ku do te vejnë?
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Në ketë shekull kjo politikë
Mrekulli, quhet e them pa frikë,
Kjo politikë racëmbaruese
Për ditë grin pleq, trima, nuse
Kjo politkë lugate shtrigë
Dhelpër dinake, kuçedër e ligë
Faroj vëllezër me qindra mijë
I madh i Vogël duhet ta dijë
Fol, o moj botë e qytetërimit
Përse po shkulet kjo racë e trimit.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Kosovë e bukur, oj shpresa jonë
Bujare, trime, ke qenë si i thonë
Sot të zu halli, në zgjedhë ngele,
Kurban po bëhesh për ditë si dele.
Kurban po bëhesh ditë bajrami,
Në Ballkan therret veç shqiptari.
Kështu pse s'duket Xhebraili?
Të të shpëtonte nga thojntë e mprehtë
Të të shpëtonte nga zjarri i nxehtë
Ty moj Kosovë, e madhe shpresë
Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
M'i madhi krahu i Shqiperise!
M'e madhja çerdhe e Trimërisë!
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Pjesa më e madhe e Shqipërisë
Iu dha Serbit e Greqisë
Vetëm i ardhi keq Perëndisë
Për atë gjakun e foshnjërisë,
Dua t'i lutem pak qeverisë
Të marrë masat e ligjësisë:
T'i lutet Frances dhe Anglisë
T'i pritet hovi pake Serbisë
Dhe për Çamërit, fqinjë te Greqisë.
Qani Kosoven dhe Çamerinë
Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Nip i Pellazgut, o komb i vjetër!
Nga ti m'i i vjetër nuk ndodhet tjetër,
Dyzet ke patur milione frymë
Te pakoi koha, te çkriu si brymë.
Le Arijanen, Durrës u mbështete,
Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
Edhe këtuze shprehje nuk gjete.
Mento ku ishe, ku je, ku vete,
Tashti pa krahe ke mbetur fare
Për një te vjetër komb, turp e marre
Qani Kosoven dhe Çamerinë
Se i këmbejnë si bagëtinë!
Ka vdekur fare civilizimi;
Sot veç një lustër ka Perëndim.
Iku mëshira erdhi rrënimi!
Po del mbi qiejt nga do rënkimi,
Në fund te tokës hyfte gëzimi!
Kur po shfaroset një komb ma trimi,
Kurse ka vdekur krejt njerëzimi,
Kurse nuk paska babë a vëlla jetimi,
Fare mos qoftë shtypi dhe shkrimi!
Qani Kosoven dhe Çamerinë
Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
Nat'e ditë ecën të lahet gjaku
Gjaku i shenjtë që derdh barbari,
Me te ushqehet sot çdo fill bari,
O shale i shkretë, qysh duron valle?
Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallë?
Shembuni male, mbetët te shkretë!
Shembuni bashkë me gjithë tepetë!
Kur komb bujari për ditë po shuhet,
Ty, moj Kosovë, jeta ç'të duhet?
Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin
Për ditë ju therin, ju marrin mallin
Për ditë ju derdhet gjaku
Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Tiranë, Gusht 1924