Hermann Hesse
Kenga E Vdekjes Se Abelit
Dergjet mbi bar Abeli i vrarë,
Vëllai Kain e braktis e shkon.
Vjen një zog, ngjyen sqepin më parë
Në gjak, tmerrohet, fluturon.
Zogu fluturon mbi botën përreth,
Fluturimi ësht’ i frikshëm, klithmë e tij të rrëqeth,
Vajton një vajtim pa mbarim:
Për Abelin e bukur, për vdekjen e tij,
Për Kainin e mbrapshtë e shpirtzi,
Për vitet e rinisë së tij pa kuptim.
Shpejt do t’ia ngulë Kaini shigjetën në gii,
Shpejt do të ndezë luftra dhe sherre ai
Në çdo fshat e qytet e çdo skaj,
Do krijojë armiq për t’i vrarë, pastaj,
Do urrejë ata dhe veten i dëshpëruar,
Do përndjekë ata dhe veten i munduar
Në çdo rrugë duke shkuar gjersa fundi të afrojë,
Çasti kur Kaini vetveten të shkatërrojë.
Zogu fluturon dhe me sqepin e përgjakur
Klith kujën e vdekjes mbi botën mbarë,
E dëgjon atë Kaini, e dëgjon Abeli i vrarë,
E dëgjojnë një mijë nën këtë qiell përhapur,
Po dhjetë mijë e më shumë s’e dëgjojnë përreth,
Për vdekjen e Abelit ata s’duan të dinë.
S’duan të dinë as për Kainë,
As për gjakun që nga shumë plagë rrjedh,
As për luftën që ishte gjer dje,
Për atë në romane sot lexojnë se ç’qe.
Për të gjithë të ngopurit, të gëzuarit,
Të fortët, të palatuarit,
Për ata s’ka Kain, as Abel, as vdekje mizore
Dhe luftën e çmojnë si kohë madhore.
Kur ky zog vajtimtar fluturon përmbi ta,
E quajnë ndjellakeq, ogurzi,
Veten e ndjejnë të fortë ata
Dhe zogun e vogël e zënë me gurë,
Gjersa të heshtë dhe të zhduket ai,
Ose ia krisin muzikës që mos dëgjohet më,
Se zëri i tij i trishtuar i bezdis gjithnjë.
Ky zog sot si askurrë
Me sqep të përgjakur vend më vend fluturon
Vajtimi tij për Abelin tejpërtej kumbon.