Horgito Hoxha
Doja Dhe S’doja
Unë desha të të krahasoj me vesën.
Doja dhe s’doja;
ti ishe m’e freskët se ajo.
Unë doja të të shihja si liqeni.
Doja dhe s’doja;
sytë e tu blu qen’ më të kaltër se ai.
Unë doja të të quaja manushaqen e pranverës.
Doja dhe s’doja;
m’e blertë në shpirt ti ishe përherë.
Unë doja të të puthja.
Doja dhe s’doja;
buzëkuqi yt më drithëronte të ngutja.
Unë doja të të quaja perëndeshë.
Doja dhe s’doja;
perëndeshat të kishin zili.
Unë doja të të marr për grua.
Doja dhe s’doja;
e meriton poeti tënden bukuri?!
Doja dhe s’doja;
ti ishe m’e freskët se ajo.
Unë doja të të shihja si liqeni.
Doja dhe s’doja;
sytë e tu blu qen’ më të kaltër se ai.
Unë doja të të quaja manushaqen e pranverës.
Doja dhe s’doja;
m’e blertë në shpirt ti ishe përherë.
Unë doja të të puthja.
Doja dhe s’doja;
buzëkuqi yt më drithëronte të ngutja.
Unë doja të të quaja perëndeshë.
Doja dhe s’doja;
perëndeshat të kishin zili.
Unë doja të të marr për grua.
Doja dhe s’doja;
e meriton poeti tënden bukuri?!