>
LETERSISHQIP

Rropamë Kohësh

Dëgjoj kështu; që mos dëgjofsha më!
Shoh, si asnjëherë kështu s’kam parë!
Me lot dhimbjen sa herë e kemi shuar
e sa herë shpresën me gjak e kemi larë.

Dhe prapë …

Në dallgë furtunash jemi rritur,
stuhive kërcëllimën ua kemi ndier,
ecëm ashtu, siç ecet lartësive
derisa diellin prekëm!