>
LETERSISHQIP
Ilirjan Zhupa

Orëve Të Mbrëmjes

Këtu po bie mbrëmja, po ç’kohë është atje,
dy - tri rrugë më tutje, dy - tri sheshe më tej,
këtu po bie mbrëmja, po ç’kohë është atje?

Këtu po bie nata, po ç’kohë është atje,
dy - tri fjalë më tutje, dy - tri ëndrra më tej,
këtu po bie nata, po ç’kohë është atje?

këtu po bie heshtja, po ç’kohë është atje,
dy - tri jetë më tutje, dy - tri vdekje më tej,
këtu po bie heshtja, po ç’kohë është atje?