>
LETERSISHQIP
Imer Raçi

Ngecja

Po eci,
drejt një arritje të lartë,
më ndalën,
ma thyen këmbën e djathtë.
Po eci,
drejt një arritje të lartë,
më ndalën,
ma thyen edhe këmbën e majtë.

Po zvarritem,
drejt një arritje të lartë,
më ndalën,
ma thyen edhe dorën e djatë.
Po zvarritem,
drejt një arritje të lartë,
më ndalën,
ma thyen edhe dorën e majtë.

Po shikoj,
drejt një arritje të lartë,
ma ndalën gjysmën e shikimit,
ma verbuan syrin e djatë.
Po shikoj,
drejt një arritje të lartë,
ma ndalën gjysmën e shikimit,
ma verbuan syrin e majtë.

Po flas,
për arritje të lartë,
ma prenë gjuhën,
më thanë:
mos fol kot.