Imer Raçi
Pranverë E Llastuar
Dielli te ledhatoj me rrezet e tij,
të ledhatoj sa ngrohtë,
e ju përsëri pranverë e llastuar.
Lulet të dhurojnë ngjyrat e tyre me plot aromë.
E din pse?
Se jeni Pranverë e llastuar.
Madje, shpendët shtegtarë kalojnë dete mbi dete për ty.
E ti?
Ah Pranverë e llastuar.
Ne ty të dhurojmë çiltërsinë e fytyrës Pranvere e Llastuar.
Ujërat gurgullojnë, e meloditë e këngës së zogjëve orkestrohen nga erërat.
Peisazhet piktura të ngrohta.
E ti Pranverë e Llastuar?
E llastuara ime!

Komente 0