>
LETERSISHQIP

Pamje

Qe lart nga qielli
ne hapsire, si lemsh i zjarrte
u rrekellye dielli
kur perendoi.

Por mb'udhe, maje shkembi te nje mali
takoi te jete mali i larte
meqe dot hovin nuk e ndali
keq u perpoq, ment kryet i derrmoi!

Si hej zu gjaku te rrjedhi
u skuqne ujrat edhe toka
u skuqne rreth e rete
tej kresht' majavet q'u dukshin si burbuqe
u lyen ngjyre trendafili ;
dhe deti i tere u be pasqyr' e kuqe :
I lare qe me gjak secili,
sikur prej dore te magjistarit t'ishin nderruar!

DËRGOI: