>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Fjalimi I Enver Hoxhës Më 3 Tetor 1974

Fjalët e tij ikin larg, n'eter fluturojnë,
Ku dimrat mbi pullaze shtetesh brerojnë kudo,
Ku nën retë e mëdha monumente e kupola çohen
Kolona me fjalë latine e hieroglife gdhendur mbi to
Bronx e rituale parlamentesh, formula pompoze,
Fjalë gjëmimtare për lirinë, të tingullta e të mëdha,
Por me gjithë kupolat a jehonën solemne bronzore
Bota pavarësinë më të rrallë se uraniumin e ka
Ndaj kur një fjalë e gjallë për të
Çan mes sarkofagësh të vdekjes,
Një fjalë e gjallë për lirinë,
Bota vë veshin në përgjim.
Ndaj kur midis qiellit memorial të kësaj vjeshte
Fjalët e Enver Hoxhës ndeshin,
Bubullimat mënjanohen me nderim.