>
LETERSISHQIP
Isuf Svirca

Krenaria E Duhanit

Disa njerëz mua më pëlqejnë shumë
Jeta e tyre pa mua kuptim s’ka
Më mbjellin, kultivojnë, ujisin, thajnë e përgatisin
Më ruajnë nga lagështia, mbështjellin e stolisin
Dhe dikur më shtrëngojnë e me pasion më puthin
Unë ç’bëj?
Nuk mund të duroj
Për njerëzit digjem, shkrihem, tretem
Aty ku hy unë kapakun vë
Pa brushë e ngjyrë gjurmët e mia lë
Në shtëpi, banesa, zyre a kafene
Aty ku jam unë era e keqe hundën ta zë
Unë digjem për njerëzit, bëhem hi
Tymin e bardhë ua fus në mushkëri
Aq shumë më duan, sa dhe bukën për mua lënë
Pak ka të tillë që për të ngrënë, mua në dorë s’më zënë
Kur në tokë unë rastis e bie
Ata prap më marrin, më shtrëngojnë e puthin
Me krenari të kundërtën bëjnë
Po u ra buka në tokë, atë në shportë të mbeturinave e fusin
Për mua ata dhe ligjet shkelin
Betimet që kanë dhënë histori ngelin
Deri kur?!