>
LETERSISHQIP
Jeton Emroja

Kenaqesia E Nje Bariu

ku ka mirë se te jesh bari delesh
te te mbyshen syt gjelber e veshët plot cicirrimë
ti vrasesh mendimet e ti besh pershesh
te ndezish cigaren mbi at lëndinë

larg botes reale, larg cdo realitet
veq kembanes dashit asgje mos ndegjosh
i qetë pa merak shqerrat te ushqesh
me bastun te drurit ato ti dirigjosh

te shtrihesh livadheve mbi at rehati
teksa bagetija pin uje ne perrua
qingjin e preferuar ta marresh ne gji
ti japesh me dore, te pijë nga aj krua

si femijet e lagjes te lozesh me qent
me rojtaret luana me sy patremb
qe lën kocka e mish per te mbrojtur dhent
e lehin pa u ndal, nga cdo trap e shkemb

"njatjeta" ti thuash te rastit kalimtarë
me plot kenaqesi ta shpiesh në vathë
me doren ne zemër ti zgjasësh cigarë
e ti falesh bakshish nje enë te madhe djathë